Dita e Verës, presidenti Begaj dhe kryeministri Rama urojnë qytetarët

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 08:15 | Aktualitet

Dita e Verës, presidenti Begaj dhe kryeministri Rama urojnë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, por edhe qytete të tjera, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Urimi i Presidentit Begaj në profilin e tij zyrtar në Facebook shoqërohet me foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë.   

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”, uroi Presidenti i Republikës.

Edhe kryeministri Edi Rama përmes një video të shpërndarë në llogarinë e tij uroi të gjithë shqiptarët: “Gëzuar Ditën e Verës!”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos