Mungesa në mjete dhe personel! Juglindja e dobët ndaj emergjencave të dëborës e zjarreve

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
16 Maj 2024, 14:53 | Aktualitet

Si në raste të reshjeve të dendura të dëborës në dimër, ashtu edhe në rastet e zjarreve gjatë stinës së verës, bashkitë e juglindjes janë në vështirësi serioze për të përballuar situata të tilla. Vështirësitë janë që nga mangësia e mjeteve borëpastruese dhe zjarrfikëse, aq edhe nga numri i personave të punësuar për përballimin e emergjencave të tilla.

Kjo problematikë u parashtrua edhe gjatë takimit mes prefektit të qarkut të Korçës, drejtorit të agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile dhe kryetarëve të bashkive të juglindjes.

Këto problematika pritet t’i parashtrohen Ministrisë së Brendshme dhe asaj të financave nga kreu i emergjencave civile.

Qarku i Korçës, vitin e kaluar, është përballuar me situata të emergjencave civile, kryesisht në zonat e thella malore, ku jo pak herë rrugët rurale kanë qenë të bllokuara nga reshjet e dëborës dhe situata nga zjarret ka qenë e rëndë për shkak të terrenit malor dhe pamundësisë të mjeteve për të shkuar në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos