Panorama e disa ditëve më parë, kur IKMT ndërhyri në Theth në mes të sezonit turistik duke shembur bujtina të ndërtuara pa leje dhe banorët u përplasën me policinë tashmë ja ka lënë vendin një tjetër panorama…atë të turistëve që vijnë nga e gjithë bota për të vizituar zonë në zemër të Alpeve shqiptare.
“Shiko ku jam: të zgjohesh në një ditë me diell, me qiell të kaltër, i rrethuar nga malet, në një fshat të bukur si Thethi, si mund të mos jetë një ditë e mirë. Jam nga Australia, e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe, në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, duke u larguar dhe kthyer përsëri, sepse e dua aq shumë. E rekomandoj shumë Thethin sepse shtëpitë dhe shtëpitë e pritjes këtu janë thjesht të bukura dhe atmosfera, ndjesia është magjike, mistike dhe të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujëvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu, pi kafe me miqtë e tu, të vendos ty një lloj të vet të magjisë dhe të përfshin brenda saj. Nuk njoh ndonjë që s’do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë”, shprehet një turist.
Turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur Thethin në listën e tyre të vendeve më të dashura, dhe arsyet janë të pafundme.
“Vij nga Austria, përshtypja jonë e parë për Thethin ishte e mrekullueshme sepse nuk e prisnim këtë lloj lëndine në mes të maleve. Është më thjeshtë, më relaksuese këtu sesa në Austri”, shton ai.
“Është e mrekullueshme, ne po e shijuam shumë të vinim këtu me motoçikleta dhe u ndjemë shumë të relaksuar”, rrëfen një tjetër.
Të apasionuarit pas hiking-ut e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për të eksploruar shtigjet malore. Thethi është një kombinim perfekt i natyrës së paprekur, traditës dhe mikpritjes shqiptare.
Paulin Polia, pronar i një prej bujtinave të njohura të zonës, shprehet se është koha për një vizion më të qartë.
Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët. Një zip line spektakolar i jep mundësinë vizitorëve të shohin nga lart panoramën e fshatit dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve, duke e bërë përvojën edhe më të paharrueshme.
Me bukuritë natyrore që mahnisin dhe aventurat që të ngjitin adrenalinën, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turi (A2 Televizion)