Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 16:52 | Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Gazetari i njohur Aristir Lumezi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Lajmi është dhënë nga familjarët e tij.

Lumezi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që e ndau në moshë të re nga familja dhe miqtë e tij.

Aristir Lumezi kishte një karrierë të gjatë, prej më shumë se dy dekadash, në media si gazetar në sektorin e politikës. Së fundmi ai ishte kryeredaktor i Gazetës Panorama.

Me eksperiencën e tij shumëvjeçare, ai ka qenë shpesh pjesë e ekranit të A2CNN me komentet dhe analizat politike mbi aktualitetin në vend.

Stafi i A2CNN i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lumezi dhe miqve të të ndjerit, për humbjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos