Ndërgjegjësim i ulët, përroi plot me plehra ndërsa koshat bosh

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
4 Gusht 2026, 12:49 | Aktualitet

Sikur të mos mjaftojë mungesa e vëmendjes dhe aq më shumë i investimeve në zonat rurale, edhe vetë sjellja e banorëve bën situatën akoma më problematike sa i takon ndotjes së ambientit. Në fshatin Kakoz, jo më shumë se 10 km nga Gjirokastra, shtrati i tharë i përroit të këtij fshati është kthyer në një përrua me mbetje.

Përroi i këtij fshati është kthyer prej vitesh në një kosh mbeturinash, aq sa banorët shpesh detyrohen të pastrojnë vetë shtratin e tij. Dhe si për ironi koshat e mbeturinave në këtë fshat janë bosh.

“Gabim bëjnë që i hedhin në përrua. Çdo lagje ka kazan”, thotë një e moshuar. “Varet nga ndërgjegjja e njeriut ajo. Nuk janë ndërgjegjësuar akoma me këto punë. Ka njerëz që i marrin me makinë, ikin deri aty poshtë i hedhin në anë të rrugës. Ja kështu është fshati”, tregon një tjetër.

Papërgjegjshmëria e banorëve të këtij fshati përveç se u ndodh zonën ku banojnë ata vetë, në një periudhë të afërt kur reshjet të rimbushin shtratin e këtij përroi, të gjithë këto mbeturina do të përfundojnë në të vetmin lum të egër të Europës që është Vjosa, për të përfunduar pastaj në det, duke krijuar në këtë mënyrë një sistem zinxhir ndotje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos