Ndreca sqaron urdhrin e Ballës: Përjashtim nëse bën deklarim të rremë, jo nëse e përdor

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 20:13 | Aktualitet

Ndreca sqaron urdhrin e Ballës: Përjashtim nëse bën deklarim

Juristi Plarent Ndreca ka sqaruar urdhrin e prezantuar një ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

I ftuar në A2 CNN në Ditarin e orës 17:30 me gazetaren Bruna Çifligu, Ndreca tha se jo çdo polic që ka përdorur aplikacionin Sky ECC do të përjashtohet nga Uniformat Blu, por ai që nuk e ka vetëdeklaruar këtë gjë.

Pra në rast se një efektiv e ka përdorur aplikacionin, por ndërkohë nga verifikimet e bëra rezulton se ka gënjyer, atëherë ai nuk do të jetë më pjesë e Policisë së Shtetit.

“Nga zhvillimet e fundit që po hetoj prokuroria, rezulton që ky aplikacion është përdorur nga persona të lidhur me krimin, apo nga radhët e policisë, si po dyshohet, prandaj Balla e ka urdhëruar, detyron punonjësit për të deklaruar nëse mbajnë apo jo Sky ECC, nuk pashë në urdhër që kushdo e ka përdorur përjashtohet nga policia. Është e bazuar në vetë deklarim, do verifikohen më pas, do ketë një strukturë brenda AMP që do verifikojë kush ka pasur dhe kush jo, si i kanë deklaruar. Nëse e mban, do ndizet një llampë e kuqe, në mënyrë që të verifikohet veprimtaria e tij”, u shpreh Plarent Ndrecaj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos