Peqini është i vendosur të mbajë fort simbolin e tij, gjelin e detit, i cili ka zëvendësuar pemën e Krishtlindjes në këtë qytet.
Për këtë arsye, bashkia organizoi edhe panairin e gjelit të detit duke synuar që ky simbol të mbetet në vendin e tij të origjinës.
Në këtë panair ka marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj i cili nuk e fshehu dëshirën që në natën e ndërrimit të viteve të kishte në tavolinë një gjel Peqini.
Si për të vërtetuar që gjeli i Peqinit ka vlera të tjera, këtë vit thuajse të gjithë fermerët që kanë mbarështuar këtë shpend simbolik të festave të fundvitit, i kanë të gjitha krerët të prenotuar edhe pse çmimi është më i lartë se viti i kaluar.
Këtë vit në bashkinë e Peqinit sipas të dhënave nga zyra vendore e bujqësisë, rezulton se janë rritur 27.500 krerë gjela deti, një shifër kjo e vogël krahasuar me kërkesat që ka. (A2 Televizion)