
Kolonë izraelitë kanë hapur zjarr ndaj banorëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke vrarë një 29-vjeçar palestinez.
Sipas agjencisë WAFA, kolonët rrethuan qytetin Deir Dibwan, në lindje të Ramallah, dhe qëlluan me municion luftarak.
Viktima, Odeh Atef Odeh Awawdeh, u qëllua në shpinë dhe më pas ndërroi jetë nga plagët në Ramallah Medical Complex.
Dhuna në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar që nga viti 1967, është rritur ndjeshëm që prej fillimit të luftës në Gaza në tetor 2023. (A2 Televizion)