LDK-Kurtit: Propozojmë Vjosa Osmanin për Presidente nëse na garantoni 66 vota

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 16:26 | Kosova

LDK-Kurtit: Propozojmë Vjosa Osmanin për Presidente nëse na

LDK ka deklaruar sot përmes kryetarit Lumir Abdixhiku se është e gatshme të propozojë Vjosa Osmanin për Presidente, nëse Lëvizja Vetëvendosje i garanton 66 vota për të në Kuvend, raporton A2CNN. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale Abdixhiku i përgjigjet kryeministrit Kurti, duke u shprehur:

 “I nderuar Kryeministër Kurti, meqë po komunikojmë në distancë, ku lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar ai.

Por në rast se Kurti do marrëveshje me LDK-në, Abdixhiku është shprehur i gatshëm ta propozojë emrin e Osmanit për presidente nëse VV-ja i garanton votat për të.

Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, vijon kreu i LDK-së. 

Vetëvendosja, partia në qeveri, u ka kërkuar sot dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë, PDK-së dhe LDK-së, që të dalin me tre emra të përbashkët për kreun e shtetit deri në mbrëmje, të cilët të jenë jo partiak dhe unifikues. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos