Niset anija ushtarake italiane, 49 emigrantë drejtë Lezhës

Nga Ervin Koçi
26 Janar 2025, 12:47 | Aktualitet

Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për kampin e refugjatëve në Lezhë rijetëzohet sërish. Mediat italiane njoftojnë se anija ushtarake “Kasiopea” me 49 emigrantë është nisur drejtë brigjeve të Shën Gjinit.

Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë emigrantë të cilët do të trajtohen në qendrat pritëse të ngritura në Gjadër të Lezhës. Dy transfertat e para dështuan për shkak se drejtësia italiane vendosi kundër marrëveshjes. Por këtë herë kjo gjë pritet të mos ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Romë që e legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni, shkruan A2 CNN.

Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi operimin në shtatorin e 2024 pas ndërtimit nga pala italiane. Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos