Një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA, e para grua që merr ketë detyrë

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 11:03 | Aktualitet

Një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA, e para grua që

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si Kryetare e Bashkisë Fairview, në New Jersey.

Bëhet fjalë për Violeta Berishën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

Një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA, e para grua që

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violeta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violeta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj! Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos