Nufi viziton kantierin e “Guna Tactical”: Do të prodhojë veshje ushtarake jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 14:23 | Aktualitet
Nufi viziton kantierin e “Guna Tactical”: Do të prodhojë

 

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka ndarë pamje nga kantieri i punës në kompaninë "Guna Tactical", ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme të partneritetit publik-privat në industrinë shqiptare të mbrojtjes. Sipas Ministrit Nufi, kjo industri do të punësojë mbi 1 mijë persona ndërkohë që aktualisht ka mbi 290 punonjës.

“Vijon pa ndërprerje puna për funksionalizimin e plotë të kantierit të Guna Tactical, një investim me rëndësi në industrinë shqiptare të mbrojtjes, i cili do të punësojë mbi 1,000 persona duke gjeneruar të ardhura për familjet e tyre dhe duke ndikuar në komunitet çdo ditë”.

Ministri theksoi se “Guna Tactical" do të prodhojë veshje ushtarake jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për vendet e tjera".

Kantierin “Guna Tactical” e postoi Kryeministri dje tek përmbledhja e aktivitetit në Pogradec.

"Guna Tactical" është krijuar si një ndërmarrje e përbashkët (joint venture) mes ndërmarrjes shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC. Në fokus të aktivitetit të saj është projektimi, prodhimi, tregtimi dhe eksporti i uniformave ushtarake dhe aksesorëve, kryesisht për Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të sigurisë, vendet e rajonit dhe aleatë të NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos