
Turizmi në Durrës vitet e fundit nuk kufizohet vetëm te destinacionet tradicionale, si plazhi, sitet arkeologjike apo kulinaria. Por vitet e fundit shumë turistë po vijnë në Durrës edhe për të bërë tatuazhe. Madje nuk kanë munguar as të moshuarit e moshës së tretë.
I kthyer prej vitesh në një prej qyteteve kryesore turistike në vend, Durrësi tashmë duket se po tërheq turistë të huaj jo vetëm për bregdetin, kulturën, historinë dhe arkeologjinë, por edhe për bërjen e tatuazheve. Përveç atyre që vendosin aty për aty bërjen e një tatuazhi ka të tjerë që vijnë posaçërisht për të bërë tatuazhin që pëlqejnë.
Me sa duket koha po shemb edhe trendin e moshave që bëjnë tatuazhe. Përveç të rinjve dhe moshës së mesme tashmë nuk mungojnë as moshat e treta.
Fenomeni po dëshmon se turizmi nuk kufizohet më vetëm te destinacionet tradicionale. Shërbimet kreative, arti dhe ekspozimi në platformat digjitale po krijojnë mundësi të reja për bizneset vendase, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorë nga e gjithë bota. (A2 Televizion)