Ministria e Shëndetësisë miraton protokollin për trajtimin hormonal të personave transgjinorë në QSUT

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 23:22 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë miraton protokollin për trajtimin

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që përcakton procedurat për trajtimin hormonal të personave transgjinorë në Shërbimin e Endokrinologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Udhëzimi, i firmosur nga zëvendësministrja Eugena Tomnini, përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin e terapisë hormonale, e cila do të mbulohet nga fondet publike.

Sipas dokumentit, trajtimi parashikohet për personat e rritur, por në raste të veçanta mund të aplikohet edhe për adoleshentët mbi 16 vjeç, pas vlerësimit nga mjekët specialistë dhe me miratimin e familjes.

Protokolli thekson se trajtimi duhet të kryhet nga ekipe mjekësore me ekspertizë në shëndetin mendor, terapinë hormonale, kujdesin parësor dhe, kur është e nevojshme, ndërhyrjet kirurgjikale.

Ministria e Shëndetësisë miraton protokollin për trajtimin (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos