Dëmet në Lazarat, në vend të rrugës një gropë që rrezikon jetë

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
29 Maj 2026, 14:24 | Aktualitet

Dëmet në Lazarat, në vend të rrugës një gropë

Kjo është një nga rrugët hyrëse dhe dalëse të Lazaratit, në bashkinë e Gjirokastrës. Që nga shirat e këtij fillimviti kur u hap kjo gropë si pasojë e reshjeve, situata ka mbetur e pandryshuar dhe vetëm fati ka bërë që në këtë gropë mos shënohen aksidente apo rrëzime të njerëzve që kalojnë ditën dhe natën pa asnjë sinjalistikë paralajmëruese, shkruan A2CNN. 

Ndërhyrja e pushtetit lokal do të kishte vlerë përpara se në këtë gropë të ndodhë ndonjë ngjarje e rëndë me pasoja për përdoruesit e kësaj rruge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos