“Besimi dhe liria”, mbahet në Tiranë mëngjesi i lutjeve të Europës juglindore

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 16:03 | Aktualitet

Mëngjesi i Lutjeve i Europës Juglindore, me moton “Besimi dhe Liria” u zhvillua këtë herë në Tiranë, organizuar nga një grup deputetësh, të drejtuar nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ky takim u përshëndet nga kryetari i Kongresit të SHBA-së, Mike Johnson dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura nga SHBA, Europa dhe rajoni, mes tyre ish-Kongresmeni amerikan dhe këshilltari i Zëvendës Presidentit amerikan JD Vance.

Gjatë aktivitetit, i cili u drejtua nga Arben Malaj dhe Fatmir Mediu, u nënvizua se popujt e Europës Juglindore e njohin mirë çmimin e humbjes së lirisë, pasi kanë kaluar përmes ndarjeve, konflikteve dhe pasigurisë. Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte se besimi i jep njeriut forcën për të përballuar sfidat, ndërsa liria i jep dinjitetin për të jetuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos