Protesta, bllokohet hyrja përballë kalasë, kordon policor e gardh metalik  

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 16:14 | Aktualitet

Protesta, bllokohet hyrja përballë kalasë, kordon policor e gardh

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie pranë Kuvendit, ndërkohë që një protestë është paralajmëruar sot nga qytetarët, në nisje të sesionit të ri të Parlamentit.

Zona përreth godinës së Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa ka një prani të shtuar të uniformave blu.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se është bllokuar edhe hyrja përballë kalasë së Tiranës, ku është vendosur një kordon policor dhe gardh metalik.

Kujtojmë që dje hyri në ditën e 100-të protesta qytetare para Kryeministrisë. Aktivistë dhe drejtues të protestës deklaruan se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos