
Ka nisur grumbullimi i protestuesve në zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa tubimi i sotëm po shoqërohet me masa të shtuara sigurie.
Dy protestues janë shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa bënë thirrje kundër qeverisë dhe Policisë së Shtetit.
Protesta zhvillohet në të njëjtën ditë kur Kuvendi i Shqipërisë ka çelur punimet e sesionit të ri, duke rikthyer aktivitetin parlamentar.
Në seancën e parë plenare të sesionit të ri, fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili vuri theksin te përgjegjësia e Parlamentit për të vijuar punën në funksion të qytetarëve dhe interesit të vendit. (A2 Televizion)