Opozita proteston sot para Kryeministrisë, policia zbardh planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 09:37 | Aktualitet

Opozita proteston sot para Kryeministrisë, policia zbardh planin e masave,

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në kuadër të protestës së opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të ligjit “Për tubimet”, autoritetet do të vendosin kufizime të përkohshme në disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit.

Konkretisht, duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 e pasdites deri në përfundim të protestës, do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të mëtejshme të qarkullimit edhe në akse të tjera. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos