Pronari pa besim te policia, thyhet për herë të tretë argjendaria në Pogradec

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
20 Mars 2026, 13:15 | Aktualitet

Aktivizimi i alarmit duket se ka shpëtuar grabitjen e tretë të argjendarisë në qytetin e Pogradecit. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë mundur të ngrenë qepenin e dyqanit dhe të thyejnë derën e xhamit, por mesa duket aktivizimi i alarmit ka bërë që grabitësit të largohen nga frika e kapjes nga policia.

Pronari i argjendarisë shprehet se nuk ka besim te policia pasi dy herët e para që është grabitur nuk është ndaluar asnjë person.

Lytfi Aliaj, pronar i argjendarisë, shprehet: “Sakaq, grupi hetimor i policisë së Pogradecit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj tentative grabitjeje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos