Pacienti vdiq nga neglizhenca e bluzave të bardha në Fier, dërgohen për gjykim 5 mjekët

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 10:41 | Aktualitet

Pacienti vdiq nga neglizhenca e bluzave të bardha në Fier,

5 mjekë në Fier janë dërguar për gjykim nën akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Mësohet se nga provat e marra, është dalë në përfundimin se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për mjekët e identifikuar si L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B..

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë.

Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos