Shumë shohin, pak blejnë! Tezgjahu, tradita që po përpiqet të mbijetojë në Korçë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
14 Nëntor 2026, 10:27 | Aktualitet

Dikur thuajse çdo shtëpi korçare e kishte një tezgjah ku punonin gratë dhe vajzat e familjes qilima, rrugica e mbulesa të ndryshme. Ndërsa sot kjo traditë po përpiqet të mbijetojë vetëm në zonën e  pazarit, ku kurioziteti nuk mungon, por dëshira për ta përvetësuar është shumë e vogël. 

Një traditë e nisur që në vegjëli, që tashmë jo vetëm po e mban të angazhuar por po i siguron edhe të ardhura financiare.

Ndonëse arredimi i banesave sot në shumicë bëhen me tapeta e mbulesa modern, sërish tradicionalja mbetet e preferuar jo vetëm për kureshtje apo për tu parë por edhe për tu blerë. Dhe në pazarin e Korçës kushdo që ka dëshirë për të blerë një punim tezgjahu apo kushdo që ka dëshirë ta mësojë si teknikë e ka një vend ku tradita po mbahet ende gjallë.

Por sa të interesuar janë qoftë korçarët qoftë vizitorët vendas dhe të huaj për këto punime tradicionale

Ndonëse po bëhen përpjekje që një traditë e tillë të mos humbasë, masivizimi i këtij profesioni apo rikthimi i familjeve korçare sërish tek punimet e tezgjahut për të arreduar shtëpitë duket i vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos