Përplasja e policisë me protestuesit, 6 të lënduar te Trauma, mes tyre 3 kalimtarë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 10:01 | Aktualitet

Përplasja e policisë me protestuesit, 6 të lënduar te

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar si pasojë e përplasjeve të ndodhura dje mes protestuesve dhe policisë, në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije përmes një njoftimi se 3 kalimtarë vijojnë qëndrimin në spital, ku gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Në spital janë po ashtu 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos