Plagjiaturat në universitete, protesta për largimin e drejtuesve të akuzuar

Nga Ornela Joti
14 Qershor 2024, 15:26 | Aktualitet

Pas akuzave ndaj disa drejtuesve të shkollave të larta për vjedhje të temës së doktoraturës, shoqëria civile kërkon dorëheqjen e tyre. Në prag të zgjedhjeve në universitete, Qëndresa Qytetare dhe një përfaqësi studentësh protestuan para rektoratit të Universitetit të Tiranës. Ata kërkuan që rektori Artan Hoxha, i akuzuar për plagjiaturë, të japë dorëheqjen nga detyra, por edhe nga kandidimi  pa rivalitet në garë, për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni.

Qëndresa Qytetare theksoi  mungesën e zgjedhjeve reale në Universitete, pasi në një pjesë të madhe të shkollave të larta kandidatët për dekan dhe rektorë nuk kanë garë.

Zgjedhjet për drejtuesit e rinj të 12 Universiteteve publike do të mbahen më 21 qershor.  Në më shumë se gjysmën e këtyre institucioneve kandidatët për rektorë janë të vetëm dhe pa kundërshtarë përballë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos