Fshati malor i Arrënit, me një natyrë dhe klimë të mrekullueshme në qarkun e Kukësit, po jep shenja shprese për ripopullimin e zonës së braktisur ndër vite. Disa familje po rikthehen duke rindërtuar banesat e dikurshme, ndërsa apelojnë për më shumë vëmendje nga shteti, të paktën për infrastrukturën.
Ashtu siç filluan të largohen një nga një dekada më parë, familjet e fshatit Arrën në Kukës, kanë nisur të japin shpresë për rikthimin në tokat dhe banesat e tyre. Këtë fakt e pohon edhe kryeplaku i fshatit, Fadil Marku, i cili numëron disa familje që janë kthyer dhe po investojnë në riparimin dhe restaurimin e banesave të vjetra, ku kanë jetuar dikur.
Një prej familjeve që është rikthyer nga një emigrimi i gjatë nëpër Evropë, është edhe ajo e Shkëlqim Markut.
Por këto shkëndija shprese për ripopullimin e fshatit zbehen kur i pyet mbi kushtet e infrastrukturës dhe shërbimeve.
Edhe vetë Shkëlqimi i rikthyer është skeptik nëse fëmijët që ka ende në shtëpi do të qëndrojë ose jo në vendlindje.
Njerëzit kanë dëshirë të kthehen, fshati ka një bukur natyrore dhe resurse mjaft të mira dhe nëse edhe shteti do ti ndihmonte të paktën me rrugën, atëherë Kukësit do t’i shtohej një tjetër destinacion turistik, dhe fshati mund të rimerrte sërish gjallërinë e dikurshme. (A2 Televizion)