Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës, 9 të arrestuar e të proceduar, rreth 11900 gjoba

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 10:45 | Aktualitet

Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës, 9 të

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e kësaj jave. 9 prsona janë arrestuar dhe proceduar gjatë një jave.

Ndërkohë janë marrë rreth 11900 masa administrative.

Gjithashtu rrugorja u bën apel drejtuesve të mjeteve të rrespektojnë rregullat r qarkullimit.

Njoftimi i policisë rrugore:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.05.2024 – 25.05.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

9 Arrestime dhe procedime penale:

•  4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

•  1 persona për pa leje drejtimi.

•  4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Masat administrative:

• 11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.

• 63 masa për xhama të zinj.

• 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

• 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

• 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

• 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

•  8089 masa për qëndrim të gabuar.

 Pezullime dhe bllokime:

•  raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

• 55 raste për tejkalim shpejtësie.

• 13 raste të ndryshme

• 12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos