Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det

Nga Edi Ruçi
20 Korrik 2026, 09:47 | Aktualitet

Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët

Një tufë delfinësh ka dhuruar një spektakël të veçantë në Gjirin e Vlorës, duke mahnitur turistët që udhëtonin me gomone turistike drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Delfinët u shfaqën pranë mjeteve lundruese, duke notuar përpara gomoneve dhe duke luajtur mes dallgëve. Me kërcimet dhe lëvizjet e tyre elegante, ata krijuan një shfaqje të rrallë natyrore, e cila u prit me entuziazëm nga turistët, të cilët nuk ngurruan ta filmonin dhe fotografonin këtë moment.

Pamje të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në ujërat e Gjirit të Vlorës, sidomos në ditët kur deti është i qetë dhe kushtet atmosferike janë të favorshme.

Delfinët vazhdojnë të jenë një nga bukuritë më të veçanta të bregdetit të Vlorës, duke i shtuar edhe më shumë hijeshinë udhëtimeve drejt Sazanit dhe Karaburunit dhe duke u dhuruar vizitorëve kujtime të paharrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos