Prej ditësh në intubim në spital, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 17:03 | Aktualitet

Avokati njohur Saimir Vishaj është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi ndodhej i intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Disa ditë më parë Vishaj ishte transportuar me urgjencë në spital pas një incidenti, ku dyshohet se kishte rënë nga shkallët, ku si pasojë kishtë marrë dëmtime të shumta në trup. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetonte.

Në vitin 2025, Vishaj kishte rrëfyer publikisht një tjetër betejë të vështirë për jetën. Ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar në koma dhe i intubuar. Pas trajtimit mjekësor në Itali, kishte arritur të rikuperohej dhe iu rikthye edhe punës, profesionit të avokatit.

Saimir Vishaj ishte një emër i njohur i avokatisë shqiptare, me një karrierë që nisi në vitin 1998. Gjatë karrierës së tij Saimir Vishaj ka mbajtur edhe disa funksione të tjera, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i Komitetit të Disiplinës dhe i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi. Prej vitit 2009, ai drejtonte Shoqërinë e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos