Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është shtyrë për të mërkurën, në orën 13:00, kur do të jepet vendimi.
Hyseni kishte ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk u paraqit në Apel dhe u përfaqësua nga avokati i saj.
Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. SPAK dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët për çështjen e AKSHI-t, duke e pajisur këtë të fundit me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror.
Për dy të akuzuarit e tjerë të kësaj çështjeje, Apeli ndryshoi masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t'u paraqitur”.
Ndryshe ka vendosur Apeli për Fatjon Kalluçin, për të cilin nuk e ndryshoi masën e sigurisë, por e la në “arrest në burg”.
(A2 Televizion)