Prenotohen 60% e kapaciteteve, Vlora “po thith” turistë të huaj pa nisur sezoni veror

Nga A2 CNN
3 Prill 2024, 12:23 | Aktualitet

Duke filluar që prej 10-ditëshit të fundit të muajit mars, qyteti i Vlorës duket se ka startuar sezonin turistik duke tërhequr një numër të lartë vizitorësh, vendas dhe të huaj, favorizuar dhe nga klima e qëndrueshme dhe temperaturat të cilat shkojnë deri në 27 gradë.

Mjafton një vëzhgim në zonën e plazhit pranë Lungomares dhe gjen turistë, nga Kolumbia, Brazili, Polonia, Rusia, Italia e deri nga Brazili.

Përshtypjet e tyre në këtë fillim të hershëm të sezonit janë nga më të mirat. Nuk mungojnë as vizitorët vendas.

Aktualisht, turistët e akomoduar përgjatë vijës bregdetar janë në shifra më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që prenotimet për sezonin veror kanë arritur deri në 60% të kapaciteteve duke parashikuar një sezon të suksesshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos