Aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e “Shqiponjave” pas vdekjes së 66-vjeçarit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 18:01 | Aktualitet

Aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës të Policisë, pjesë e Forcave “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari që lëvizte me biçikletë në aksin Tiranë–Rinas.

Sipas njoftimit të AMP-së, aksidenti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 00:45, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Automjeti që drejtohej nga efektivi i policisë, me inicialet I.T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi S.M., 66 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas ngjarjes, punonjësit të Policisë i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ, me vlerën 0.0 mg/l.

Në vijim të veprimeve procedurale, efektivi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, e parashikuar nga neni 290, paragrafi 3, i Kodit Penal.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos