Efektivi i policisë i nënshtrohet operacionit në kokë, Ministria përditësim mbi gjendjen e të lënduarve te Trauma

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 17:55 | Aktualitet

Efektivi i policisë i nënshtrohet operacionit në kokë,

Dy efektivë policie dhe katër protestues po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, pas lëndimeve të marra gjatë protestës. Në një përditësim të situatës deri në orën 17:50, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se efektivi D.K. është shtruar në Neurokirurgji për monitorim të mëtejshëm dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa efektivi F.R., i ardhur nga Shkodra, po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.

Edhe katër protestuesit paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Njëra prej tyre, me iniciale E.P., ndodhet nën monitorim intensiv, por është e vetëdijshme dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria njofton gjithashtu se në QSUT nuk ka persona të tjerë të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos