Ministrja Spahiu viziton në spital efektivët e plagosur në Durrës, apel për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e fëmijëve

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 16:55 | Aktualitet

Ministrja Spahiu viziton në spital efektivët e plagosur në

Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ka vizituar në spitalin e Durrësit nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po marrin trajtim mjekësor, pasi mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në një postim video në rrjetet sociale, ministrja Spahiu ka shprehur mirënjohje për personelin shëndetësor për përkushtimin në trajtimin e të lënduarve, ndërsa u ka bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të ndërgjegjësojnë të rinjtë për rreziqet e përfshirjes në akte dhune.

Reagimi i plotë i ministres Spahiu

Durrës - Në Spitalin Rajonal, ku aktualisht po marrin trajtim mjekësor nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. Fatmirësisht, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjës shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për çdo person të lënduar.

Një thirrje për prindërit, mësuesit dhe pedagogët: të kujdesemi së bashku për fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i ndërgjegjësojmë dhe t’i mbrojmë nga përfshirja në akte dhune që mund të rrezikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre.

Të dashur të nxënës dhe studentë, protesta paqësore është e drejta juaj legjitime, por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë kauzë.

 

Askush nuk duhet të rrezikojë jetën apo shëndetin për shkak të dhunës. Respekti për jetën, sigurinë dhe dinjitetin e çdo qytetari duhet të qëndrojë mbi gjithçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos