Pritat malore në Gjirokastër, jashtë funksionit të tyre

Nga Gazmend Janku
21 Nëntor 2023, 14:32 | Aktualitet

Pritat malore vijojnë të jenë një ndër problematikat kryesore në Qarkun e Gjirokastrës, sidomos gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, kur ka reshje me intensitet më të lartë.

Shumica e tyre janë ndërtuar në vitet e komunizmit dhe që atëherë nuk janë përforcuar apo përshtatur me ndryshimet e relievit apo prurjeve që janë shtuar.

Për këtë arsye, bordi i kullimit të Gjirokastrës i ka bërë apel bashkive që i kanë në administrim që të marrin masa, pasi gjendja e tyre teknike bën që të mos kryejnw më efektin për të cilat janë ndërtuar.

E ndërsa bashkitë duhet të gjejnë fonde për të ndërhyrë në afërsi të qytetit të Gjirokastrës, edhe pse janë siguruar fondet, nuk po ndërhyhet dot në shtratin e lumit Drino, që gllabëron çdo ditë toka dhe shtylla të tensionit të lartë, pasi si degë e Vjosës është park natyror dhe zonë e mbrojtur.

Erozioni dhe problemet e kanaleve kulluese jo pak herë kanë shkaktuar vërshim të ujrave duke shkaktuar përmbytje tokash dhe bllokime rrugësh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos