Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të infrastrukturës Qukës-Qafë Plloçë. Në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030”, Balluku theksoi se ky aks do të mundësojë një akses më të lehtë të Korçës dhe Tiranës, duke shmangur kthesat dhe trafikun.
“Këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të infrastrukturës, aksi Qukës-Qafë Plloçë. Është një rrugë në lartësi më problematika të mëdha në ndërtim dhe projektim, por brenda verës së këtij viti do të jetë e dorëzuar dhe të gjithë ata që udhëtojnë drejt Korçës do ta aksesojnë direkt, duke lënë mënjanë të gjitha kthesat e Qafë Plloçës. Këto nukla do të kthehen në gjenerim ekonomik të zonës”, theksoi Balluku.
Sipas zv.kryeministres më 30 prill, përfundon aksi Maqellarë-Peshkopi, si edhe një sërë aksesh të tjera.
“Aksi Maqellarë-Peshkopi dorëzohet në 30 prill, por edhe një sërë aksesh të tjera si Berat-Ballaban, i ka dhënë akses një zone që lidh Beratin me Këlcyrën e Përmetin”.
Gjithashtu ajo njoftoi se ka nisur ndërtimi i rrugës Vau i Dejës-Koman që do të sjellë përfitime ekonomike e turistike.
“Shumë banorë të zonës kanë ngritur agroturizmat e tyre. Numri i vizitorëve ka arritur në 150 mijë vetë verën e kaluar. Kemi identifikuar që një rrugë e rëndësishme për zhvillimin e veriut është rruga e Sharrave. E emërtuam si rruga maleve. Është panoramike dhe piktoreske”. (A2 Televizion)