Rreth një tryeze diskutimi, profesionistët e lirë, ngritën shqetësimin se ata nuk po trajtohen si kolegët e tyre në Europë, duke mos gëzuar një status të veçantë e duke u mbingarkuar me taksa në punën e tyre.
Roli i profesionistëve nuk shihet vetëm në punë, por edhe në politikbërje dhe në shoqëri, pasi shtresa e mesme është motori zhvillues i çdo shteti dhe truri ekonomik i tij.
Të bashkuar besojnë se janë më të fortë, përballë politikave shtetërore, por dhe konkurrencës së pandershme.
Gjetjet e një studimi dhe konkluzioni i diskutimeve, do të adresohen në Komisionet përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë, më synim dërgimin e një projektligji në parlament i cili do të rregullonte profesionet e lira. (A2 Televizion)