Protesta e 6 fshatrave, u shfrytëzojnë nëntokën por kanë mbetur pa rrugë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
3 Mars 2025, 15:17 | Aktualitet

Dhjetëra banorë përfaqësues të 6 fshatrave të Njësive administrative Surroj dhe Kolsh në Bashkinë e Kukësit kanë protestuar pranë godinës së kësaj të fundit në lidhje me gjendjen e rënduar të rrugës që lidh fshatrat e këtyre njësive me qytetin e Kukësit, raporton A2 CNN.

Sikur të mos mjaftonin premtimet e pambajtura ndër vite, kjo rrugë dëmtohet ditë pas dite edhe nga kamionët e tonazhit të rëndë të kompanive të shfrytëzimit të mineraleve që vlejnë dhjetëra miliona euro në vit ndërsa nuk bëhet asnjë investim për banorët, shkruan A2 CNN.

Sakaq nga bashkia e Kukësit pranohet gjendja e rënduar e rrugës dhe premtojnë se procedura është fazë prokurimi për rikonstruksionin e plotë të rrugës prej 14 kilometrash Kukës-Surroj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos