
Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, e zhvilluar këtë të shtunë në ambientet e Akademisë së Arteve.
Në momentin kur drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Socialiste po largoheshin nga ambientet e Akademisë, jashtë godinës ndodheshin studentë të Lëvizjes Studentore Kombëtare, të cilët kanë nisur thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama u ndal te organizimi i socialistëve për zgjedhjet lokale të vitit 2027, zhvillimet brenda partisë dhe projektet për zhvillimin e kryeqytetit. (A2 Televizion)