
Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë reaguar pas vendimit për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Në një peticion drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, drejtuesit të saj, kryeministrit Edi Rama si dhe prefektes së qarkut, ata kërkojnë rishikim të këtij vendimi, raporton A2 CNN.

Sipas tyre zhvendosja e kadastrës drejt Tiranës parashikon dhe zhvendosjen e punonjësve të cilët do të gjykojnë dosje të ndryshme të pronave.

Kjo zhvendosje sipas tyre nuk duhet bërë pasi nuk përballojnë dot ngarkesën e madhe.

A2 CNN mëson se peticioni është firmosur nga të gjithë punonjësit e kadastrës së Vlorës (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )