Peshkatarët e Vlorës, zanat pa trashëgimtarë, nevojitet mbështetje financiare

Nga Edi Ruçi
25 Janar 2026, 20:08 | Aktualitet

Në gjirin e Vlorës, rreth 200 varka artizanale dalin çdo ditë për peshkim. Të cilësuar si më të vegjlit e këtij sektori, me varka të vjetra, pak rrjetë me vete dhe pa kushtet e duhura të gjuetisë, peshkatarët sfidojnë detin për nevojat e tyre të përditshme.

Sherif Durmishaj, i njohur si kapedan Baçi, tregon i shqetësuar situatën në të cilën ndodhen sot peshkatarët.

Peshkimi ka mbetur tashmë si pasion. Mungesa e trashëgimtarëve rrezikon ekzistencën e këtij zanati, që dikur ishte një ekonomi e shëndetshme për vlonjatët.

Një tjetër problem janë edhe blerësit, të cilët i qëndrojnë tradicionalisht vetëm një grupi peshqish që memorizohen lehtë, teksa specie të tjera të detit nuk tërhiqen, ndryshe nga sa ndodh në vendet fqinje, shkruan A2 CNN.

Në kushte mbijetese, peshkatarët nuk shohin të ardhme të sigurtë në këtë zanat të ushtruar prej vitesh, teksa në det çdo ditë i nxjerr pasioni dhe shpresa se të paktën deti do t’u mbushë rrjetat plot, për të kompensuar mbështetjen që duhet t’u ofronte shteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos