Nëse në Qendrat Shëndetësore verore kryesisht pranë bregdetit numrin më të lartë të vizitave e zënë problemet gastroenterite, dehidrimet apo edhe tensioni, në qendrën shëndetësore verore pranë plazhit të Darzezës, numrin më të madh të vizitave e kanë zënë pickimet nga një lloj peshku që p[referon këtë bregdet që quhet peshku harabel.
Mjekja apelon pushuesit që të mos neglizhojnë pickimet nga peshku harabel duke rendituar disa nga simptomat e mundshme.
Nisur nga parashikimi meteorologjik që premton ditë të ngrohta me diell, mjekja apelon pushuesit që të bëjnë kujdes edhe nga rrezet e diellit veçanërisht në pikun e rrezatimit, kur duhet shmangur qëndrimi jashtë veçanërisht nga fëmijët dhe të moshuarit. (A2 Televizion)