Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do jetë shërbëtori publik i Inteligjencës Artificiale ditë-natë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 11:22 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar, ditën e sotme, asistentin virtual në e-Albania që e ka pagëzuar me emrin “Shërbëtori Publik i Inteligjencës Artificiale”, që do të ndërveprojë me çdo qytetar në e-Albania.

Në prezantimin e tij, kreu i qeverisë u shpreh se ky qytetar do të jetë në shërbim të qytetarit 245 orë, duke dhënë detajet se si funksionon.

“Një shërbëtor publik do të jetë në dispozicion të çdo qytetari, në çdo orë të ditës dhe të natës, për marrjen e shërbimeve në e-Albania ku s’ka më nevojë për asnjë ndihmë tjetër për këdo që aplikon për një shërbim”, tha Rama.

Ai shtoi se shumë shpejt ky asistent virtual do të jetë me zë dhe me figurë, e që të të jetë ai që do të marrë shërbimin për qytetarin në e-Albania.

“Ta shtrijmë edhe në platformën e Bashkëqeverisjes, ashtu sikundër dua ta nënvizoj që asistenti që sot hyn në marrëdhënien me qytetarët përmed ndërveprimet me shkrim, po përgatitet që pas një periudhe njohjeje me ta, të hyjë në ndërveprim edhe me zë dhe me figurë dhe madje të mos jetë më thjesht ndihmësi që i drejton ata në aplikim, por ai që e merr shërbimin për ta”, përfundoi Rama.

Në fund, Rama u shpreh se “Ky është një shembull kuptimplote i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos