Rama takon Elon Musk: Eja në Shqipëri, nuk do të pendohesh

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2023, 15:41 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së shtunës me Elon Musk. Miliarderi, ashtu si edhe Rama, ndodhen në Romë me ftesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Në kryeqytetin italian është mbajtur sot një festival politik konservator, i organizuar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe partia e saj “Vëllezërit e Italisë”.  

Siç bëhet e ditur, në bisedën e shkurtër, Musk është shprehur se do t’i pëlqente ta vizitonte Shqipërinë. Ndërsa kryeministri i ka thënë se në vendin tonë, ka shumë për të parë dhe se nuk do të pendohet.

Biseda që kanë bërë, sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë: 

-Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!

-Rama: Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh

Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ka qenë pjesë e një paneli gjatë së cilit komentoi edhe marrëveshjen mes dy qeverive për strehimin e refugjatëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos