I ftuar në Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN, historiani Behar Kaçeli u shpreh se Shqipëria duhet të tregojë maturi në qasjen ndaj Iran, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve historike dhe kulturore mes dy vendeve.
Sipas tij, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe iranianëve janë të hershme dhe të ndërlidhura ngushtë, veçanërisht në fushën e kulturës dhe letërsisë.
“Duhet t’i referohemi historisë, pasi ata na njohin shumë mirë. Ka pasur figura shqiptare që kanë kontribuar në kulturën perse, që nga Jahja Efendi, nipi i Lekë Dukagjini, deri te Nezim Frakulla (Boharaja). Edhe Naim Frashëri njihet dhe vlerësohet në Iran,” u shpreh Kaçeli.
Kaçeli nënvizoi se një qasje më e balancuar do të sillte përfitime më të mëdha për vendin.
“Duhet të shmanget vetëm retorika e dënimit. Një qasje më e matur do të përmirësonte pozitat e Shqipërisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë diplomatik,” tha ai. (A2 Televizion)