Specie dhe fenomene të çuditshme, ngrohja globale dhe provat e pasojave në Gjirin e Vlorës

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
18 Mars 2026, 14:53 | Aktualitet

Vitet e fundit gjiri i Vlorës po shfaq specie dhe fenomene të pa ndodhura më parë. Për administratorin e qendrës së peshkimit në Orikum, të paktën gjatë dekadës së fundit janë disa raste kur janë shfaqur specie që dalin të ngordhura në breg apo që po konstatohen nga peshkatarët.

Madje nuk kanë munguar as lloje peshku qe edhe në dete të tjerë mund të hasen një herë në 100 vjet.

Sherif Durmishaj administrator i QPO, shprehet: “Në fakt edhe fenomenet detare që kanë të bëjnë me baticat dhe zbaticat apo parashikimin e motit në det kanë ndryshuar shumë krahasuar me kohë më parë”.

Sipas administratorit të peshkimit, ngrohja globale shikohet si arsyeja kryesore e këtyre fenomeneve, të cilat me sa duket nuk do të ndalen me kaq dhe njerëzit duhet të jenë të përgatitur për çudira të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos