Reshjet e dendura, Durrësi ‘zhytet’ nën ujë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 20:11 | Aktualitet

Reshjet e dendura, Durrësi ‘zhytet’ nën ujë

Reshjet intensive të pasdites së sotme kanë rikthyer përmbytjet në rrugët e qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se uji ka vërshuar në trotuare, duke krijuar problematika në qarkullimin e mjeteve.

Ndër zonat më problematike paraqitet kryqëzimi pranë stadiumit "Niko Dovana", aksi që të çon drejt Currilave, rrethrrotullimi i Shkozetit, etj.

Reshjet e dendura, Durrësi ‘zhytet’ nën ujë

Përgjatë gjithë verës, por edhe me nisjen e sezonit të reshjeve, autoritet vendore në Durrës herë pas here kanë pohuar se janë marrë masat dhe është rritur vigjilenca ndaj këtij fenomeni, por që edhe këtë dimër do të ketë të njëjtën pamje të përvitshme, prej më shumë se dy dekadash.

Kujtojmë se pak javë më parë ishte qyteti i Vlorës ai që kishte fatin e keq ta pësonte nga përmbytjet, me rrugët të zhytura thuajse tërësisht nën ujë.

Reshjet e dendura, Durrësi ‘zhytet’ nën ujë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos