Rezoluta e Kuvendit për procesin e anëtarësimit në BE, Begaj: Qasja e duhur për objektivin strategjik

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 18:45 | Aktualitet

Rezoluta e Kuvendit për procesin e anëtarësimit në BE,

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur rezolutën e Kuvendit për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se rezoluta përbën përgjigjen e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2025, si dhe ndaj raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian.

Sipas tij, dokumenti reflekton “qasjen e vetme të drejtë” për arritjen e objektivit strategjik kombëtar, duke theksuar bashkëpunimin, kompromisin dhe konsensusin politik në procesin e integrimit europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos