"Balta pushtoi Stambollin", shqiptari tregon situatën pas përmbytjeve

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 08:39 | Aktualitet

12 persona janë lënduar si pasojë e përmbytjeve në Samsun të Stambollit, ku stuhitë nxorën nga shtrati lumenjtë, duke lënë pas baltë në të paktën 4 lagje.

Duke folur për këtë situatë në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, kreu i “Vatra e Shqiptarëve” në Turqi, Bora Zukali, tha se nuk ka informacione për shqiptarë të prekur. Sipas tij përmbytjet kanë ardhur si pasojë e gabimeve në planet urbanistike. Zukali bëri me dije se 4 lagjet janë evakuuar pasi janë parashikuar të tjera reshje shiu.

Asnjë jetë të humbur s’kemi dhe ky është një avantazh. Guvernatori me të gjithë ekipet e emergjencës kanë ndërmarrë një aksion shumë urgjent, me të gjitha institucionet. Në atë zona me 1000 specialistë të urbanistikës, forcat e ndihmës, shumë njerëz janë larguar nga ajo zonë. Shiu do të vazhdojë, prandaj që të mos kemi probleme…Këto janë gabime të planeve urbanistike. Sistemi i kanalizimeve ka qenë shumë i dobët dhe i vjetër, pallatet janë ndërtuar me gabime. Ky problemi ndodhi. Duhet të ketë një plan urbanistik shumë të fuqishëm, dhe të kontrollohet nga institucionet më të larta. Janë katër lagje në atë zonë, që janë bllokuar me baltë. Të gjitha makinat po hiqen. Edhe një shi po erdhi, më shumë probleme do ketë. Në atë zonë s’di të ketë shqiptarë”, tha Zukali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos