Problematika në Memaliaj, tre muaj pa shirave dëmet janë të pariparuara

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
14 Maj 2026, 14:44 | Aktualitet

Rrëshqitja e dherave dhe dëmtimi i rrugëve pas shirave të rrëmbyeshëm të muajve janar-shkurt të këtij viti janë ende në të njëjtën gjendje, edhe tre muaj pas këtyre dëmtimeve, në fshatin Memaliaj, që ndodhet në kodër pak mbi qytetin me të njëjtin emër. Banorët tregojnë gjendjen në të cilën ndodhen.

Edhe për kryetarin e njësisë administrative, që përfshin fshatin Memaliaj, situata është problematike, por pushteti lokal, i pafuqishëm për të ndërhyrë vetë, është në pritje të institucioneve qendrore.

Përveç dëmtimeve të rrugëve, në Bashkinë Memaliaj janë evidentuar edhe 6 banesa të dëmtuara, të cilat kanë dalë plotësisht jashtë përdorimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos