Një nga lagjet më të vjetra të Vlorës, “4 heronjtë” duket se ka mbetur e tillë jo vetëm në toponim por edhe në realitet. Asnjë prej rrugëve të lagjes si dhe ajo lidhëse me zonën e qytetit nuk kanë njohur ndonjëherë asfalt, shkruan A2CNN.
Në zonën mungojnë edhe kanalizimet ndërsa banorët tregojnë vështirësitë që hasen si kur ecin në këmbë ashtu edhe kur kanë nevojë për mjetet e emergjencave apo edhe funeralit.
Të gënjyer ndër dekada banorët nuk kanë më shpresë që ata që u kërkojnë votat do të asfaltojnë ndonjëherë rrugën e tyre. Dhe si në kohë te vjetra ashtu siç është edhe vetë lagjja, banorët do të vijojnë të riparojnë sitë munden rrugët për të mundësuar kalimin. (A2 Televizion)